Lidhur me lajmin më të fundit se Shqipëria do të jetë anëtare e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës, me ftesë të presidentit amerikan Trump, kryeministri Rama thekson se s’do të paguajmë për të qenë pjesë, si edhe e cilëson “gënjeshtër” ardhjen e palestinezëve në vendin tonë.
Rama hedh poshtë se vendet që duan të qëndrojnë në Bordin e Paqes më shumë se 3 vite, duhet të paguajnë 1 miliard euro. Gënjeshtër, Rama quan edhe pohimin, se në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, OKB.
Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë!
Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB GËNJESHTËR
Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO GËNJESHTËR
Palestinezët do të vijnë në Shqipëri GËNJESHTËR
E vërteta është shumë e thjeshtë se sa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë:
Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht.
Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë. Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani.