Nga 191 të testuar 18 raste të reja me COVID-19 u identifikuan 24 orët e fundit në vend, duke e çuar totalin në 898. 77% e tyre janë shëruar. 11 i përkasin Tiranës, 4 Krujës, 2 Beratit e një Durrësit. Pjesa më e madhe janë kontakte të rasteve të mëparshme. 6 qytetarë u shëruan 24 orët e fundit që e çon në 694 totalin e atyre që fituan betejën me sëmundjen. 31 janë viktimat nga koronavirusi në vend. Zonat më të nxehta janë në Tiranë, Krujë dhe Kamëz. Situata në spitale e qëndrueshme, po trajtohen 19 pacientë, 3 në terapi intensive.