Politikë

Shtyhet afati i hetimeve ndaj Arben Ahmetajt – SPAK: Priten përgjigje nga autoritetet e huaja!

Hetimet ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në kërkim prej verës së vitit 2023, nuk janë mbyllur ende. Sipas një përgjigjeje zyrtare të SPAK, afatet për dosjen hetimore nr. 277/1 janë shtyrë, pasi ende priten përgjigje nga autoritetet e huaja.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, kërkoi zyrtarisht në muajin gusht informacion nga SPAK për arsyet e zgjatjes së afatit hetimor dhe përse nuk ka ende një vendim përfundimtar. Në përgjigje, SPAK sqaroi se:

Zgjatja e afateve hetimore është bërë sepse priten përgjigje nga autoritetet e huaja

Arben Ahmetaj, ish-funksionar i lartë në qeverinë shqiptare, është subjekt i një hetimi të zgjeruar për çështje që lidhen me afera korruptive dhe pasuri të pajustifikuara. Deri tani, ai vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar.