Sport

Shuma rekord, fitimet për ekipet dhe pilotët në F1!

Të ardhurat e Formulës 1 vazhdojnë të rriten nën menaxhimin e “Liberty Media”, kompanisë që kontrollon kompeticionin më prestigjioz të automobilizmit.

Ata kanë shkuar nga 2,573 miliardë dollarë në vitin 2022 në 3,222 miliardë dollarë në 2023-shin, për të arritur në 3,411 miliardë dollarë në vitin 2024. Rritja e shifrave është kontribuar nga numri i Çmimeve të Mëdha, i cili ka shkuar në 24, por gjithashtu edhe nga shtimi i sponsorëve.

Nga këto, 2,757 miliardë vijnë nga aktiviteti kryesor, pra, nga tarifat e regjistrimit, të drejtat televizive dhe sponsorët.

Pjesa e mbetur prej 654 milionë vjen nga “Paddock Club”, licencat, garat mbështetëse etj. Pjesa e të ardhurave për ekipet ishte 1,266 miliardë dollarë, e ndarë më pas në bazë të pozicionit në renditjen e konstruktorëve dhe shpërblimeve të tjera si ato historike dhe statuset speciale.

Në radhët e pilotëve, është Maks Vershtapen ai që ka pagën më të lartë, teksa arkëton 50 milionë euro në vit, 10 më shumë se Luis Hamilton që renditet në vendin e dytë në këtë klasifikim. Më tej vjen Sharl Lëklerk, i treti me 30 milionë euro në sezon, duke bërë që Ferrari të jetë skuadra me pagat më të larta në Formula 1.