Çdo grup i gjakut përballon në mënyra të ndryshme stresin, theksojnë hulumtuesit. Është me rëndësi të dini grupin e gjakut për shkak që mund të na tregojë se ndaj cilave sëmundje kemi prirje, por edhe se si të përballemi me stresin. Mundemi të zbulojmë edhe se si ta eliminojmë më së miri stresin, duke pasur parasysh grupin e gjakut. Në të vërtetë, është dokumentuar shkencërisht që personat me grupin A të gjakut e përballojnë më keq stresin.
Kjo është për shkak që kanë nivel më të lartë kortizoli në gjak, hormon përgjegjës për ndjenjën e stresit, gjë që do të thotë që janë më të varur nga stresi se grupet e tjera të gjakut. Aktiviteti fizik është mënyra e shkëlqyeshme për uljen e stresit, ndërkaq njerëzve me grupin A të gjakut u rekomandohen aktivitete qetësuese fizike siç janë joga të cilat ulin nivelin e kortizolit.
Personat me grupin 0 të gjakut, kanë treguar hulumtimet, më së miri përballojnë situatat stresuese, mirëpo gjithashtu u nevojitet ndihmë që nga trupi të nxjerrin hormonin kortizol. Në këtë drejtim më së miri do të ndihmojnë ushtrimet energjike të cilat do të eliminojnë shumë shpejt ndjenjën e stresit. Ka shumë faktorë, që lidhen me ritmet e plakjes së çdo organizmi, si gjenetikë ashtu edhe faktorë të jashtëm, por një studim i ri, tregon një element që mund të mos e kemi marrë parasysh deri tani; grupin tuaj të gjakut. Ekspertët morën parasysh të dhëna të ndryshme për të arritur në përfundimin se personat me grup gjaku B janë më rezistent ndaj procesit të plakjes. Riparimi i qelizave dhe rigjenerimi i indeve ndodhin me një ritëm më të shpejtë, duke vonuar “plakjen” e trupit, si të brendshëm ashtu edhe të jashtëm.