Pasditja e sotme ka qenë tepër e bukur dhe dinamike me emisionin shumë të dashur, “Big Brother Radio” Live nga shtëpia, i cili është rikthyer sërish në Top Albania Radio me një episod maratonë nga ora 16:00 deri në 19:00.
Banorët e shtëpisë u ndanë në tre grupe me të ftuar dhe me moderatorë ku me intervistat e tyre të zhvilluara për rreth 60 minuta nuk duheshin humbur për asnjë arsye.
Ngacmimet dhe momentet tensionuese ishin të pranishme gjatë orëve të pasdites dhe tek të gjitha panelet. Pjesa e fundit ka qenë nën moderimin e Eglit dhe G-Banit me të ftuar Valbonën dhe Shkëlzenin, ku më së shumti ishte një diskutim i Valbonës me moderatorët dhe zhgënjimi u saj prej Laertit.Më pas biseda ka vijuar drejt një prej banorëve më të rinj të shtëpisë, Shkëlzenit, që ka nisur me një batutë të thënë prej tij, nga gjumi në mikrofon… Pasi kishin qenë shtrirë pak para nisjes së emisionit. Ai ka shprehur emocionet e mendimin e tij rreth ndryshimit drastik që ka ndjesia kur e sheh formatin nga jashtë dhe në moment që bëhesh pjesë e tij.
Nga afër është diçka komplet ndryshe, tani po vërtetoj pjesën ku banorët shprehin që çdo gjë është ndryshe. Është eksperiencë unike… Si banor i ri kam në disavantazh pjesën e kohës, e disa faktorë të tjerë
G-Bani e ka pyetur se cili është ndryshimi, duke theksuar se kur sheh banorët duke qarë dhe të nervozuar, i ka gjykuar nga televizori, duke e hiperbolizuar situatën.
Sigurisht që je më afër dhe e ndjej këtë emocion, kam qarë dhe unë, jo para kamerave, kam qenë i ngarkuar. Janë emocione të tjera shumë të forta.
G-Bani vijoi duke përmendur përplasjet që ka patur Xeni me disa prej banorëve të shtëpisë, përfshirë dhe vetë G-Banin, i cili ka pranuar që ka përdorur fjalor shumë të papërshtatshëm, duke theksuar se në shtëpi përballon emocione që nuk ke menduar që do t’i përjetosh dhe nuk e di reagimin e personit tjetër pasi nuk je në rrethana të zakonshme.