Back to the Beginning Celebrities Film & Tv Music

Si është tani për Valentin Markvukaj dhe “Djemtë e Detit” pa Gent Demaliajn…

I ftuar në emisionin “Back to the Beginning” me Kozeta Kurtin në Top Albania Radio në këtë episod ka qenë një prej themeluesve të “Djemtë e Detit”, Valentin Markvukaj. Një prej grupeve më të njohur të viteve ’90-të, si arritën që në atë kohë të ishin kaq ndryshe në muzikë, në performancë dhe në look. Vetë artisti ka zbuluar gjithçka.

Çfarë është brand-i “Djemtë e Detit” pa Gent Demaliajn?

Natyrisht që për një grup këngëtari është ura lidhëse mes muzikës dhe publikut. Është vokali dhe ne fatëkeqësisht e humbëm Gentin para disa vitesh siç edhe ju e dini dhe dëshira për të vazhduar humbi të paktën për mua. Ne kemi qenë shumë të lidhur me Gentin si nga ana profesionale por edhe nga ana njerëzore, pothuajse si vëllezër. E njihja që në fëmijëri dhe ishte një shok dhe sikur nuk kishte më kuptim që të vazhdonim. Por para dy tre vjetësh kur unë erdha në Shqipëri dhe ishte si ato shenjat, si thirrje në çdo lokal dhe këngët në radio dhe koeçidenca, disa ftesa në intervista pse nuk riktheheni dhe natyrisht që na kanë shkruar.