Flirti nuk është thjesht një lojë, mënyra se si e përdor mund të zbulojë shumë për personalitetin tënd, sipas shkencës.
Një studim i fundit nga Universiteti i Alabamës tregon se ekzistojnë dallime të mëdha midis njerëzve që flirtojnë për dashuri dhe atyre që flirtojnë për përfitime personale.
Dhe lajmi i keq për ata që tentojnë të fitojnë një pije falas, kjo sjellje mund të lidhet me tipare të personalitetit manipulative.
Studimi tregon se qëllimet e njerëzve kur flirtojnë ndikohen nga ndryshimet individuale
-thanë studiuesit, duke shtuar se gjetjet ofrojnë një kuptim të veçantë mbi tiparet e personalitetit që ndikojnë motivet e flirtit.
Në eksperiment, mijëra pjesëmarrës u vlerësuan në mënyrë të detajuar për sjelljet e tyre flirtuese në kontekste romantike, ambiente pune, festa dhe bare. Pjesëmarrësit u pyetën për frekuencën dhe aftësinë e flirtit, si dhe për motivet që fshiheshin pas tij.
Rezultatet treguan se individët që flirtojnë për përfitime personale, si një pije falas, kishin më shumë tipare të lidhura me psikopatinë dhe manipulimin, të karakterizuara nga mungesa e empatisë, emocionet e cekta dhe mashtrimi.
Ndërsa ata që flirtojnë për dashuri kishin tipare humaniste, si sinqeriteti, hapësia mendore dhe empatia.
Autori Braden Hall theksoi për PsyPost:
Lexuesit duhet të kuptojnë se njerëzit kanë sjellje flirtuese të qëndrueshme dhe se këto sjellje lidhen me qëllime të caktuara. Është gjithashtu e rëndësishme të kuptosh motivet e dikujt kur e percepton se po flirton me ty.
Më herët, shkencëtarët nga Universiteti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë sugjeruan taktika konkrete për flirtin: për meshkujt, humori dhe bujaria janë çelësi; ndërsa femrat preferojnë partnerë që janë të gatshëm seksualisht dhe qeshin me shakatë e tyre.
Suksesi i flirtit varet nga gjinia dhe nga qëllimi, marrëdhënie afatgjata apo të përkohshme.
Pra, nëse mendon se po flirton thjesht për të bërë një shaka, mund të zbulohet shumë më shumë rreth karakterit tënd nga mënyra se si e bën këtë.