Design

Si ta përmirësoni shtëpinë tuaj me dekorime që përmirësojnë humorin dhe përmbajnë dopaminë?!

Dekori “dopaminë” është bërë një term shumë i përdorur në dizajnin e brendshëm kohët e fundit – duket se shumë prej nesh kërkojmë një dozë të shtuar gëzimi dhe optimizmi, si në muret tona, ashtu edhe brenda hapësirave që jetojmë. Më poshtë, tre ekspertë të dizajnit të brendshëm ndajnë mënyrat e tyre të preferuara për të shtuar ndjeshmëri dhe personalitet në shtëpi, pa kompromentuar stilin.

Mos e trajto si një trend të përkohshëm

“Një pjesë e madhe e njerëzve dëshirojnë karakter dhe optimizëm në hapësirat e tyre, diçka që krijon një lidhje emocionale për ta. Ne nuk do ta quanim patjetër një trend – për ne, gëzimi ka qenë gjithmonë një pjesë thelbësore e një dizajni të mirë,” thotë Angus Buchanan, themelues dhe drejtor krijues i Buchanan Studio, duke shpjeguar pse “dopamine décor” është bërë një fjalë kyçe në dizajnin e brendshëm.

“Mendoj se njerëzit po kërkojnë një ngritje shpirtërore,” pajtohet edhe Lauren Geremia, themeluese e Geremia Design, për rritjen e këtij stili kohët e fundit. “Gjetja e kësaj ndjenje në hapësirat ku jetojmë mund të jetë shumë ngushëlluese në kohë kaotike.”

Dizajno me ndjenjë

“Nis me diçka të vogël dhe të sinqertë,” këshillon Buchanan.

Një hapësirë e gëzueshme nuk ka pse të bërtasë – mjafton të ndihet e jetuar, autentike dhe personale. Shto një element që të zgjon një ndjesi – mund të jetë një ngjyrë që gjithmonë e ke dashur, një print që ndriçon dhomën, ose një formë që del nga pritshmëritë. Por mbi të gjitha, zgjidh gjëra me të cilat do të duash të jetosh edhe pas pesë apo dhjetë vitesh. Kjo është ajo që dallon një trend nga një qëllim i vërtetë. Nuk ka të bëjë vetëm me zbukurimin, por me krijimin e një gjendjeje shpirtërore: lojë, rehati dhe kuriozitet.

Shto personalitet dhe evoko emocione

“Besoj që shtëpia është një nga vendet më të rëndësishme për vetë-shprehje,” thotë dizajnerja e brendshme Marta de la Rica.

Kur një hapësirë reflekton vërtet personalitetin e dikujt, ajo natyrshëm gjeneron gëzim. Nuk është thjesht për estetikën, por për krijimin e një ambienti që tregon kush je.

“Për mua, dekori ‘dopaminë’ nis me emocion,” vazhdon ajo. “E sjell këtë ndjenjë në hapësirë përmes kombinimeve të gëzueshme të ngjyrave – veçanërisht përmes çifteve të papritura si e verdhë mustardë me rozë të pluhurosur, ose terrakotë me një pikë të kaltër Klein. Gjithashtu më pëlqen të punoj me objekte të bëra me dorë: sende me shpirt, pak të papërsosura apo me një histori pas tyre. Ato sjellin ngrohtësi menjëherë. Ndërthurja e teksturave, kombinimi i sendeve vintage me dizajnin bashkëkohor dhe lënia e hapësirës për diçka lozonjare janë mënyrat e mia të preferuara për të shtuar personalitet në një dhomë.”

Pyet veten: Çfarë të sjell gëzim?

“Dekori ‘dopaminë’ nuk ka të bëjë me rregulla – ka të bëjë me krijimin e një hapësire që të ngre shpirtin,” shton de la Rica. “Shto një jastëk të guximshëm, një llambë me humor, një vepër arti apo edhe një vizatim të fëmijës tënd. [Gjënë më të mirë] është se ky stil përshtatet me kaq shumë stile: nga ato eklektike dhe të frymëzuara nga vintage deri te hapësirat minimaliste që kanë nevojë për një surprizë.”

“Gjithmonë rekomandoj të përfshish gjëra që i do vërtet, pa u shqetësuar shumë për atë që mendojnë të tjerët apo çfarë është në modë në atë moment,” sugjeron Geremia. “Dizajni duhet të jetë i lidhur me karakterin, historinë dhe kujtimet e tua – duhet të të bëjë të buzëqeshësh.”

Shto artin e surprizës

“Punohet shpesh në projekte ku përfshihen edhe fëmijët – na pëlqen të përfshijmë gjithë familjen!” thotë Geremia.

Rezultati shpesh është i papritur dhe i freskët, sjell shumë lumturi dhe ndihet veçanërisht personal në fund.