Lifestyle Live From Tirana

Si të kalojmë ndarjen? Psikologia: “Të ndihmon të rritesh…”

BEST OF LIVE FROM TIRANA

E ftuar në “Live From Tirana” nëpërmjet një lidhje telefonike, ka qenë psikologia Ina Gishto. Ajo ka folur më shumë mbi vetminë, problemet mendore dhe si t’i kalojmë situatat e vështira në jetën tonë…

Çfarë i këshilloni pacientëve tuaj pas një ndarje të vështirë?

Të gjithë ne e kemi kaluar në një moment. Kalimi i një ndarje është një nga proceset më të vështira emocionale, por ndonjëherë dhe të ndihmon për veten tënde. Mund të kuptosh veten tënde, të rrisësh veten tënde. Janë disa hapa që ne i themi, por jo të gjithë i zbatojnë, sepse dhimbja dhe nuk të lë t’i bësh. Në radhë të parë, një njeri që kaloj një ndarje, duhet të pranojë ndarjen, nuk duhet të përpiqet që ta mohojë. Njerëzit nuk lejojnë veten që të qajë. Lejoje veten të qajë, prano dhimbjen, trishtimin, zhgënjimin. Janë pjesë e shërimit të gjitha këto, pjesë e procesit. Lërë veten të qajë e të trishtohet, lëre veten që ky individ të vijë në mendjen tënde, në kujtime. Qëndro larg kontakteve të panevojshme. Njerëzit kur ndahen, mbajnë kontakte me njerëz që kanë qenë pjesë e lidhjes së tyre, qëndroni larg këtyre, është e panevojshme. Duhet të shmangim komunikimin e shpeshtë dhe kontrollimin e rrjeteve sociale që i bëjnë njëri-tjetrit dhe krijojnë varësi. Këtë e bëjnë të gjithë, duhet të jemi realistë. Njerëzit t’i japin vetes hapësirë, që mendja dhe zemra e tyre të marrin shërimin. Por duhet t’i kalosh të gjitha këto, të qash, të qeshësh, të inatosesh, të mërzitesh, të trishtohesh, të mos kesh dëshirë të takohesh. Dhe pastaj fillon të kujdesesh për veten, ushqimi i shëndetshëm, gjumi i mirë, aktiviteti, bëjnë mrekulli për shëndetin tonë emocional. Njerëzit duhet të bëjnë gjëra që u sjellin kënaqësi. Dhe në ato moment gjërat duken shumë të vogla, shumë të parëndësishme, nuk u japin shumë efekt, sepse nga mërzia që ata kanë marrë, ndihen bosh sepse mungon ai individi që ishte në krah të tyre. Duhet të flisni me dikë që ju kupton, me miq, me familjarë, me një psikolog, mund të japin mbështetje, japin një perspektivë, japin mendime, japin udhëzime.