Lifestyle Live From Tirana

Psikologia Ina Gishto: “Temperaturat e larta i nxjerrin në pah problemet mendore…”

BEST OF LIVE FROM TIRANA

E ftuar në “Live From Tirana” nëpërmjet një lidhje telefonike, ka qenë psikologia Ina Gishto. Ajo ka folur më shumë mbi vetminë, problemet mendore dhe si t’i kalojmë situatat e vështira në jetën tonë…

Dihet që vapa dhe temperaturat e larta ndikojnë dhe në shëndetin mendor. Si ta luftojmë këtë?

Këto raste (dhuna dhe agresiviteti për shkak të temperaturave të lart) nuk shtohen, këto kanë qenë prezente. Por ajo që bën i nxehti, është që gjendjen e një individi i cili ka depresion, ankth, ka kaluar një atak paniku apo gjendje të tillë, thjesht do t’ia shtojë simptomat e tij. Do t’ia bëjë më shumë në dukje, më agresive diagnozën, nëse individi ka një diagnozë. Si mund të ruhen njerëzit nga i nxehti? I nxehti jashtë është i njëjtë për të gjithë, duhet të vrapojnë për në punë, duhet të mundohemi të mbajmë temperatura të freskëta, të mbajmë ritmin e jetës, por duke i shërbyer dhe shëndetit tonë, si fizik dhe mendor. Shëndeti mendor është primari, më pas vjen ai fiziku, më pas vjen puna që duhet të na shërbejë ne për këto të dyja.