Lifestyle Live From Tirana

Psikologia Ina Gishto: “Vetmia, pandemia e re globale…”

BEST OF LIVE FROM TIRANA

E ftuar në “Live From Tirana” nëpërmjet një lidhje telefonike, ka qenë psikologia Ina Gishto. Ajo ka folur më shumë mbi vetminë, problemet mendore dhe si t’i kalojmë situatat e vështira në jetën tonë…

Gjenerata Z po përballet me pandeminë e re në heshtje, që është vetmia. Çfarë po ndodh me këtë brez?

Termi pandemi është vendosur shumë saktë dhe bukur, pas pandemisë COVID-19, që përjetuam të gjithë. Është fiks një pandemi. Pra njerëzit i ka zënë një pandemi që i ka futur në vetmi. Pse? Më përpara njerëzit ishin mësuar me atë jetën sociale të zhurmshme, të vrapueshme, si në formë mekanike. Sot njerëzit kanë mësuar të rribë vetëm, që mbas pandemisë. Por kjo vetmia i ka bërë që të njohin më tepër veten, ndoshta i ka bërë që ca gjëra të dalin më në pah, që më përpara nuk i kanë vënë re, se nuk i linte trysnia e ditës. Kur ata vendosën që të rrinë brenda të gjithë, se ishin të deryruar në pandemi, unë mendoj se ky është bërë si një stil i ri jete. Diçka e thellë mund të jetë ajo që kanë zbuluar njerëzit brenda vetes së tyre. Vetmia ka shumë faktorë. Përveç pandemisë që njerëzit përjetuan, ka dhe shumë faktorë të tjerë. Po marr një shembull të thjeshtë, dy vajza, e cila njëra ka një ekonomi shumë të mirë dhe bën një jetë më moderne dhe ajo tjetra nuk ka mundësi. Çfarë mund të bëjë kjo vajza tjetër kur nuk i konkurron dot këto, sepse nuk ka mundësi? Dhe futet në vetminë e saj, më mirë vendos që të rrijë vetëm, se sa të ketë një konkurrencë të fuqishme që e vret brenda vetes së saj.

Gjëja e parë që duhet të bëjmë është që të pranojmë veten ashtu siç jemi. Pra njerëzit që janë futur në vetmi, nuk janë në paqe me veten, janë të kompleksuar brenda tyre, kanë komplekse me pamjen, me trupin, me mënyrën si komunikojnë. Dhe ai kompleksi që kanë, nuk i lë hapësirë vetes që të mësojnë diçka, nuk duan që të mësojnë. Dhe çfarë bëjnë? Rrinë në botën e tyre dhe mbyllen në vetmi. Ajo vetmia është shumë e frikshme më vonë, se mund të çohë dhe në depresion. Se depresioni thellë-thellë ai është, të qëndrosh vetëm, të mos kesh kontakte me njerëzit dhe mbi të gjitha nuk ke dëshirë të bësh asnjë lloj aktiviteti.