Personat që vuajnë nga hemorroidet e dinë mirë sa të bezdisshme mund të jenë simptomat si kruarja, gjakderdhja dhe nyjet e dhimbshme që e bëjnë të vështirë uljen apo aktivitetet e përditshme. Ndërsa shumë i drejtohen farmacive për trajtim, një zgjidhje efektive mund të vijë edhe nga shtëpia.
Ekspertët theksojnë se trajtimet natyrale mund të ndihmojnë në zbutjen dhe tkurrjen e hemorroideve, por paralajmërojnë që çdo ndryshim në zonën rektale – sidomos nëse shoqërohet me gjak – duhet të kontrollohet fillimisht nga mjeku. Dr. Jeremy Lipman, kirurg kolorektal ka shprehur:
Hemorroide janë pjesë e natyrshme e anatomisë, por kur bëhen problematike, është e rëndësishme të jemi të kujdesshëm
Një nga metodat më të rekomanduara për lehtësimin e simptomave është banja me ujë të ngrohtë.
Mjekët sugjerojnë që të prekurit të ulen në ujë të ngrohtë për rreth 15 minuta, disa herë në ditë – veçanërisht pas jashtëqitjes.
Për këtë qëllim, në farmaci mund të gjeni enë të posaçme plastike që vendosen mbi tualet, duke ofruar një mënyrë praktike për të qetësuar zonën e irrituar.
Në mungesë të tyre, një vaskë e zakonshme e mbushur me ujë të ngrohtë mund të përdoret po aq mirë.
Kjo është një ndër mënyrat më të thjeshta dhe efektive për trajtimin e hemorroideve në kushte shtëpiake