Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth temës se si duhet të diskutojmë me fëmijët per seksin ishte e ftuar deputetja dhe pedagogia e psikologjisë sociale, Nora Malaj. Por si bëhen fëmijët? Nora na tregoi më shumë në lidhje me këtë duke na sjellur eksperiencën me mbesën e saj:
Kryevepra e njeriut është kur sjell rracën njerëzore në jetë. Para ca kohësh mora mbesën time 5-vjeçare e cila me pyeti sesi bëhen fëmijët. Në këtë moment doja t’i jepja informacionin e butë. Ajo është fëmijë që tani ka rikonfirmuar se është një vajzë dhe përballë saj ndodhet një djalë që është seksi i kundërt, edhe rrinë bashkë edhe kanë gjëra të ndryshme me njëri tjetrin.
Te barku mamit ka ca veze, janë vendosur aty që barku të jetë ngrohtë, trupi ta ruajë. Ato vezët rrijnë aty vetëm derisa vjen babi që i shtrëngon fort dhe nga ngrohtësia dhe dashuria që i jep babi një vezë çel, rritet derisa barku bëhet i madh. Pasi formohen të gjitha pjesët e trupit vjen momenti që bebi troket te barku mamit dhe xhaxhi doktori na ndihmon të dali bebja.
Nora ka edhe disa këshilla për prindërit:
Baballarët duhet të kujdesen me djemtë e tyre në mënyrën sesi duhet t’i orientojnë ata, sesi duhet parë një femër ndërsa nënat duhet t’i japin djemve potencialin shoqëror, t’i edukojnë me mirësi dhe ngrohtësi. Është rrymë kimike dhe shpirtërore. Ti nuk mund të lidhesh me dikë kur nuk e ndjen shpirtërisht.