Bota

Siri, Rusia nis bombardimet nga ajri mbi Idlib

Duke sfiduar paralajmërimet e Donald Trumpit, Rusia nisi bombardimet nga ajri në provincën siriane të Idlibit, ndërsa trupat qeveritare po organizohen për një ofensivë të fuqishme tokësore. Më herët, presidenti amerikan i kërkoi regjimit vendas dhe aleatëve të tij, Rusisë e Iranit, të mos nisnin në Idlib një goditje të papeshuar mirë. Përmes “Twitter”-it, shefi i Shtëpisë së Bardhë foli për një gabim të rëndë humanitar.