Gossip

Skandal në finalen e MLS? Modelja sexy akuzon gruan e Messit? “Më ndaloi të hyja në stadium!”

Një tjetër polemikë ka shpërthyer rreth emrit të Lionel Messit, këtë herë jo për futbollin, por për një situatë që lidhet me jetën private të tij. Modelja braziliane Suzy Cortez ka hedhur akuza të forta, duke pretenduar se gruaja e yllit argjentinas, Antonella Roccuzzo, e ka penguar të ndjekë nga afër finalen e Kupës MLS muajin e kaluar.

Në atë ndeshje, 38-vjeçari Messi udhëhoqi Inter Miamin drejt një fitoreje 3-1 ndaj Vancouver Whitecaps, duke shtuar një tjetër trofe në karrierën e tij të pasur. Por sipas Cortez, për të kjo mbrëmje u shndërrua në një përvojë poshtëruese.

Modelja, e njohur për deklaratat dhe postimet e saj provokuese ndaj Messit ndër vite, tha se iu mohua hyrja në stadiumin Chase në Miami, duke pretenduar se kjo ishte kërkesë direkte e Antonella Roccuzzos ndaj menaxhmentit të klubit.

U ndjeva e poshtëruar. Askush nuk duhet të përjashtohet nga një event sportiv publik për shkak të çështjeve personale apo mosmarrëveshjeve në rrjetet sociale

-u shpreh Cortez në një intervistë për Extra.

Ajo shtoi gjithashtu se është bllokuar nga të gjitha llogaritë e familjes Messi në rrjetet sociale, duke e cilësuar situatën si një “turp publik”.

Suzy Cortez, e lindur në vitin 1998 në Brazil, është një figurë mjaft e njohur në rrjetet sociale, me mbi 2 milionë ndjekës në Instagram dhe me një të kaluar si modele për revistën Playboy.

Ajo është bërë edhe më e famshme pas fitimit të titullit për “vithet më të bukura në botë”, çmim që e ka fituar dy herë.

Pavarësisht polemikës, Cortez thotë se nuk e përjashton mundësinë e një takimi ballë për ballë me Antonella Roccuzzon, nëse rrethanat e lejojnë, sidomos gjatë Kupës së Botës 2026, ku ajo planifikon të jetë e pranishme.

Modelja ka ndjekur nga afër karrierën e Messit që nga koha e tij te Barcelona, më pas te PSG dhe tani në SHBA, duke e lidhur shpesh figurën e saj publike me adhurimin për superyllin argjentinas, një lidhje që duket se vazhdon të prodhojë zhurmë dhe debate.