Gossip

Skandal për partnerin e Cardi B? Stefon Diggs përballet me akuza për dhunë?

Sportisti i njohur amerikan dhe partneri i reperes Cardi B, Stefon Diggs, ndodhet në qendër të një skandali serioz, pasi po përballet me akuza për sulm dhe dhunë fizike. Lajmi është bërë publik përmes dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Boston 25 News.

Sipas burimeve, incidenti i dyshuar ka ndodhur më 2 dhjetor, vetëm një ditë pas fitores së New England Patriots kundër New York Giants.

Çështja u diskutua të martën (30 dhjetor) në Gjykatën e Qarkut Dedham, ku avokati i Diggs, Michael DiStefano, u paraqit nga distanca.

Avokati kërkoi që raporti i policisë lidhur me ngjarjen të sekuestrohej, duke argumentuar se detajet e çështjes nuk duhej të ishin bërë publike. Ai konfirmoi gjithashtu se Diggs ka bërë tashmë një ofertë financiare për të zgjidhur çështjen me viktimën e dyshuar.

Ndërkohë që flasim, palët janë duke punuar për të arritur një marrëveshje

-u shpreh DiStefano për Boston 25 News.

Gjyqtarja deklaroi se do ta shqyrtonte kërkesën dhe se një vendim do të merrej së shpejti.

Stefon Diggs pritet të paraqitet në gjyq më 23 janar, vetëm dy ditë para ndeshjes së Kampionatit AFC, megjithatë është duke u shqyrtuar edhe mundësia që seanca të shtyhet deri në muajin mars.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i New England Patriots konfirmoi se klubi është në dijeni të akuzave dhe se Diggs i mohon ato kategorikisht.

New England Patriots janë në dijeni të akuzave që janë ngritur ndaj Stefon Diggs. Ai e ka informuar organizatën se i mohon plotësisht këto akuza dhe ne e mbështesim atë

-thuhet në deklaratën zyrtare.

Klubi shtoi se do të vazhdojë të mbledhë informacion dhe do të bashkëpunojë me autoritetet dhe NFL-në, duke theksuar se për shkak të hetimeve në vazhdim nuk do të ketë komente të mëtejshme.