Ministria e Jashtme sllovake deklaroi se është e shqetësuar nga “Ujqërit e natës”. Këta të fundit, janë një bandë nacionaliste motoçiklistësh rusë të afërt me Vladimir Putinin, por që tani kanë ngritur tani një bazë në një fshat 70 km larg kryeqytetit Bratislavë. Qeveria ruse i quan ato zyrat qendrore europiane të ujqërve të natës. Motoçiklistët janë subjekt i sanksioneve amerikane dhe akuzohen se i ofrojnë ndihmë rebelëve pro rusë në Ukrainë.