Aktualitet

Sot dita e fundit e javës, mot i paqëndrueshëm!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura. Reshjet e shiut bëhen prezente pas orëve të mesditës deri në të pasdites, të herëpashershme dhe me intensitet të ulët në zonat e qendrës e të jugut.

Era fryn me drejtim verilindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat luhaten në vlerat 2-18 gradë Celsius.