Aktualitet Politikë

Sot Kuvend/ Interpelanca, diskutime e projektrezoluta për anëtarësimin në BE!

Kuvendi i Shqipërisë sot mblidhet në orën 10:00 në seancë plenare. Sipas rendit të ditës, në fokus do të jenë diskutime të ndryshme, përfshirë gjashtë interpelanca të kërkuara nga opozita me kryeministrin Edi Rama, zv.kryeministren Albana Koçiu, ministrin e Financave, Petrit Malaj, ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari.

Përveç interpelancave, në rendin e ditës përfshihen miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar, njoftime dhe diskutime lidhur me problematikat e konstatuara nga raporti vjetor i Departamentit të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri, si dhe gjetjet e progres-raportit të Komisionit Evropian.

Një tjetër pikë e rëndësishme është projektrezoluta “Për procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

Seanca do të përqendrohet edhe në diskutime për çështje jashtë rendit të ditës, duke i dhënë mundësi deputetëve të trajtojnë tema të ndryshme.