Aktualitet

SPAK-u kërkon pezullimin e numrit dy të Policisë së Tiranës, Erion Ismaili!

SPAK-u kërkon pezullimin nga detyra të zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. Masa ndaj këtij të fundit, vjen në kuadër të aksionit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH në zonën e Kodrës së Diellit në kryeqytet.

Në kuadër të hetimeve për dosjen e SPAK-ut, masa sigurie janë lëshuar edhe ndaj biznesmenëve Ergys Agasi e Ermal Beqiri dhe drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila u la në arrest shtëpie.

Aksioni i agjentëve të BKH-së vjen pas hetimeve të nisura nga SPAK-u, masa të cilat janë lëshuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.