Aktualitet

GJKKO vendos arrest shtëpie për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Karçanaj!

Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH dhe SPAK kanë ndërmarrë një aksion në zonën e Kodrës së Diellit, këtë të martë. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha masë sigurie “Arrest shtëpie” për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Vendimi i GJKKO-së erdhi pas një hetimi 1 vjeçar për procedurat e 12 tenderave që dyshohet të jenë bërë në shkelje të ligjit. GJKKO ka vendosur gjithashtu masë arrest me burg për dy biznesmenë E.A dhe E.B.

Ata janë Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, por, ende nuk dihet nëse masat për ta janë ekzekutuar. Gjatë ditëve të fundit, hetuesit kanë thirrur dhe marrë në pyetjeve 25 zyrtarë të AKSHI-t, që janë kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave. SPAK-u ende nuk ka dhënë asnjë sqarim për operacionin dhe as konfirmim zyrtar, ndërsa pritet të dalë me një deklaratë.