Temperaturat në Spanjë dhe Portugali këtë javë mund të kapërcejnë 48 gradë Celsius, duke thyer kështu rekordin e të gjitha kohërave për Europën. Pushuesit janë paralajmëruar të marrin masa për shkak të motit ekstrem. Sipas ekspertëve Rajoni iberik dhe Franca jugperëndimore pritet të goditen nga temperaturat përvëluese duke filluar nga e premtja. Nga i nxehti është rritur frika e zjarreve të pakontrolluara si ato që përfshinë Greqinë javën e shkuar.