Spanja vendosi karantinim 14 ditor për të gjithë të huajt që hyjnë në vend. Masa e re do të aplikohet duke filluar që nga 15 maji. Karantinimi i udhëtarëve që vijnë nga shtetet e huaja bëhet në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Deri tani në Spanjë janë raportuar 227 mijë e 500 raste me covid-19 dhe rreth 26 e 800 vdekje.