Aktualitet Politikë

Spiropali takime intensive në Bruksel, bisedime me Kryetarin e Senatit belg Blondel dhe kryeparlamentarin ukrainas Stefanchuk

Gjatë qëndrimit në Bruksel, në Samitin Parlamentar të NATO-s, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u takua me Kryetarin e Senatit belg Vincent Blondel dhe Kryeparlamentarin ukrainas Ruslan Stefanchuk.

LEXO EDHE:  Spiropali në Samitin e Odesës: Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës, sot e përgjithmonë. Lufta juaj është dhe lufta jonë
Me Presidentin e Senatit të Belgjikës, Vincent Blondel, Spiropali diskutoi mbi zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh e parlamentar si dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen për realizimin e planit ambicioz, por realist të Shqipërisë për përfundimin e negociatave brenda 2027 dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade.

LEXO EDHE: Video/ Gjekmarkaj e zhvendos satirën në sallën e Parlamentit: Të krijohet komision estetik për të shpallur Miss Fjalimin, propozoj Pastor Toni Gogun

Kryeparlamentarit ukrainas Ruslan Stefanchuk, Spiropali i rikonfirmoi qëndrimin e vendosur të Shqipërisë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, për një paqe të drejtë e të qëndrueshme sepse duke mbështetur Ukrainën, mbrojmë vlerat tona të përbashkëta. Spiropali nënvizoi gjithashtu mbështetjen e plotë të Shqipërisë për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian.