Gossip Showbiz

Stresi ngjall dyshime me një story në Instagram: “Fixim kam vetëm…”

Reperi i njohur Stresi ka ndezur rrjetet sociale me një story të fundit në Instagram, ku ndau një bisedë private nga mesazhet që merr.

Në chat, dikush i propozon një takim në jug, ndërsa përgjigjja e tij është bërë menjëherë virale:

Po të kisha fiksim do vija

-shkroi ai, të cilën e shoqëroi me një koment të madh mbi foto:

Fixim kam vetëm BKC-n

Kjo përmendje ka bërë që ndjekësit të aludojnë menjëherë për ish-partneren e tij, Kejsin, e cila në Instagram përdor emrin BKC.

Postimi ka ngritur dyshime nëse bëhet fjalë për një tentativë për t’u lidhur sërish me të, apo një shaka ironike ndaj mesazheve që ai merr shpesh.

Stresi nuk ka dhënë ende asnjë koment tjetër për këtë reagim që ka marrë shumë vëmendje në rrjete sociale.