Gossip Showbiz

Stresi dhe Keisi konfirmojnë ribashkimin, Arbenita Ismajli reagon: “U tregua shumë…”

Reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi, ka konfirmuar së fundmi ribashkimin me partneren e tij Keisin, duke emocionuar fansat dhe ndjekësit e shumtë.

Dyshja, e cila ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për lidhjen e tyre me ulje-ngritje, janë shfaqur sërish bashkë në klipin më të ri të reperit, “Sa t’kam dasht”.

Ky rikthim ka sjellë reagime pozitive edhe nga figura publike, mes tyre edhe modelja Arbenita Ismajli, e cila ka përgëzuar

Stresin për vendimin dhe qëndrimin e tij.

Një duartrokitje për Stresin, u tregua shumë burrë

– ka shkruar Arbenita në një koment në postimin e Keisit në Instagram.

Kënga “Sa t’kam dasht” është një reflektim i ndjerë mbi historinë e dashurisë së çiftit dhe duket se ka shërbyer si një rrëfim publik i pajtimit të tyre.