Sharay Hayes, një striptist që performon me emrin artistik “The Punisher”, ka dhënë një dëshmi tronditëse në sallën e gjyqit në procesin kundër reperit Sean “Diddy” Combs.
Hayes, që po dëshmon në favor të prokurorisë, tregoi për takimet e tij intime dhe të pazakonta me Diddy-n dhe këngëtaren Cassie, duke i përshkruar ato si skena të ngjashme me “skenarë filmash erotikë”.
Sipas dëshmisë së tij, gjithçka nisi në vitin 2012 kur ai u thirr për të performuar në orët e vona të natës në hotelin “Trump International” në New York.

Ai tregoi se u kontaktua nga një grua për të bërë një performancë striptizmi për disa persona, por kur mbërriti në dhomë, e gjeti vetëm Cassie-n, e veshur me një pelerinë dhe paruke.
Hayes tha se Cassie i kishte shpjeguar se nuk dëshironin që ai të kërcente, por të krijonte një “skenë seksuale” me vaj bebesh. Dhoma ishte e ndriçuar dobët dhe në dispozicion kishte shishe me vaj.
Ajo i dha 800 dollarë në dorë dhe e paralajmëroi që të mos e njihte Diddy-n kur të hynte në dhomë.
Sipas Hayes, ai u zhvesh dhe mbeti me një peshqir, duke ndjekur lëvizjet e Cassie-s, derisa Diddy hyri në dhomë me një shishe lubrifikanti “Astroglide” në dorë.
Ai pretendoi se Diddy i jepte Cassie-s udhëzime të heshtura për ndriçimin dhe pozicionimin e trupit, ndërsa më pas çifti u largua në një dhomë tjetër.
Cassie u kthye më vonë dhe e pyeti nëse dëshironte të vazhdonte performancën, por ai refuzoi – dhe ajo i dha edhe 1,200 dollarë shtesë.
Hayes tha se ishte punësuar nga çifti nga 8 deri në 12 herë. Fillimisht nuk e kishte njohur Diddy-n apo Cassie-n, pasi ai mbante një mbulesë koke që linte vetëm sytë e dukshëm, ndërsa ajo përdorte paruke.
Por më vonë, gjatë një vizite tjetër në një hotel tjetër, ai pa një mesazh mirëseardhjeje në televizor ku shkruhej:
The Essex House dëshiron të mirëpresë zotin Sean Combs.
Pas kësaj, ai e kuptoi se kishte të bënte me Diddy-n dhe Cassie-n, pasi i kishte ndjekur në rrjetet sociale.
Dëshmia e tij përfshinte gjithashtu momente kur, sipas tij, Diddy dhe Cassie i ofronin drogë dhe marijuanë për të përmirësuar performancën.
Nuk jam konsumues i marihuanës, por e tërhoqa si Bill Clinton – më dhanë një ‘joint’…
Pavarësisht përmbajtjes eksplicite të dëshmisë së Hayes, mbetet e paqartë lidhja e saj direkte me akuzat federale që përballon Diddy – përfshirë trafikim seksual, transportim për prostitucion dhe komplot kriminal. Diddy i ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka deklaruar pafajësinë e tij.
Hayes, i njohur për përmasat e tij dhe performancat erotike në YouTube, ka botuar edhe një libër mbi çështjet e disfunksionit erektil dhe implantet peniane, me titullin “In Search of Freezer Meat”, ku, sipas tij, përmenden edhe disa faqe për Diddy-n dhe Cassie-n – ndonëse i referohet vetëm si një çift i martuar dhe i pasur.
Hayes tha gjithashtu në gjykatë se pseudonimin “The Punisher” e mori nga koha kur luante basketboll në “West 4th Street Courts” në New York – një nga vendet më të famshme për streetball në botë.