Aktori i njohur amerikan Jamie Foxx ka reaguar ndaj thashethemeve të shumta që kanë qarkulluar pas shtrimit të tij në spital në vitin 2023, duke mohuar çdo përfshirje të reperit Diddy në gjendjen e tij shëndetësore. Foxx, i cili u shtrua në prill 2023 për një komplikacion mjekësor gjatë xhirimeve të filmit “Back in Action”, deklaroi se ndodhet në gjendje të mirë fizike dhe se informacionet që kanë qarkulluar në internet janë të pavërteta.
Aktori ka qenë subjekt i teorive konspirative që varionin nga tentativa për vrasje deri te zëvendësimi i tij me një klon. Ai i ka hedhur poshtë të gjitha këto pretendime, duke theksuar se nuk kanë asnjë bazë reale. Në komedinë e tij të fundit të transmetuar në Netflix, Foxx ironizoi me situatën dhe komentet në rrjete sociale, por sqaroi se nuk ka pasur asnjë situatë kërcënuese.
Ndërkohë, Diddy po përballet me akuza të rënda për trafikim njerëzor dhe krijimin e një organizate kriminale, pas arrestimit të tij në shtator të vitit 2024. Në rrjedhën e këtyre zhvillimeve, shumë teori të pabazuara janë lidhur me emra të njohur të industrisë, përfshirë Foxx, i cili tashmë ka reaguar publikisht për të sqaruar pozicionin e tij.