Health & Beauty

Studim/Gjinia e bebes përcakton përbërjen e qumështit të nënës!

Hulumtimi më i ri ka treguar që përbërja e qumështit të nënës është i ndryshëm, pra varet nëse ka lindur djalë apo vajzë. Psikologët Nensi Segal dhe Satoshi Kanazava theksojnë që ekziston predispozita evolucionare që përbërja e qumështit human të jetë më i mirë për fëmijët e gjinisë mashkullore. Në të vërtetë, kur lind djalë, qumështi i nënës është plot yndyrë dhe proteina, ndërsa vajzave u siguron sasi më të madhe të vetë qumështit.

Duket që kjo teori bazohet në idenë që prindërit dëshirojnë të mbrojnë gjenet e veta për të ardhmen. Shkaku për këtë teori është që meshkujt e fuqishëm përpiqen të realizojnë monopol ndaj femrave, derisa meshkujt më të dobët praktikisht nuk kanë shanse që të transmetojnë gjenet e veta në gjeneratën e ardhshme.

Nëse nëna është në gjendje të keqe shëndetësore apo nuk ka mjaftueshëm ushqim apo mbase statusi i saj socio-ekonomik është i ulët djali i saj i sapolindur mbase nuk do të arrijë që të gjejë partneren dhe të transmetojë gjenet në gjeneratën e ardhshme. Megjithatë, shkencëtarët pranojnë se kur është fjala për llojin e njeriut, përbërja e qumështit të nënës varet nga gjinia e fëmijës të cilën e ka lindur.

Ushqyerja me gji për më gjatë mund t’i ndihmojë fëmijët të dalin më mirë në provimet e tyre. Fëmijët që ushqeheshin me gji për të paktën një vit kishin 38 për qind më shumë gjasa për të marrë një rezultat të lartë në provimin e tyre GCSE në anglisht, krahasuar me fëmijët që nuk ushqeheshin me gji, zbuloi një studim. Këta fëmijë kishin 39 për qind më shumë gjasa për të marrë të njëjtën notë të lartë në GCSE të matematikës.

Qumështi i gjirit përmban acide yndyrore të pangopura të rëndësishme, të cilat besohet se nxisin zhvillimin e trurit. Studimi, që përfshin pothuajse 5,000 fëmijë në Angli, zbuloi se ata që ushqeheshin me gji për të paktën katër muaj kishin rreth 12 për qind më shumë gjasa se fëmijët që nuk ushqeheshin me gji për të kaluar të paktën pesë GCSE, përfshirë anglishten dhe matematikën, me ekuivalentin e një B të ulët ose notë e lartë C.