Health & Beauty

Studim i ri/Ky zakon i mbrëmjes është një shkaktar i zakonshëm i migrenës!

Migrena prek miliona njerëz dhe dëmton seriozisht cilësinë e jetës për shumë prej tyre. Faktorë të ndryshëm mund të ndikojnë në shfaqjen e migrenës. Një studim i kohëve të fundit ka treguar se një zakon i vetëm në mbrëmje mund të shkaktojë këtë problem shëndetësor. Sipas neurologes së Yale-s, dr.Tanya Bilchik, zakoni i një mbrëmjeje është shpesh një shkaktar i fshehur për sulme. “Migrena nuk është vetëm një dhimbje koke”-thotë dr. Bilchik, duke shpjeguar se te njerëzit e prirë ndaj migrenës, çlirohet një përbërës i veçantë neurokimik; CGRP (një peptid i lidhur me kalcitoninën). Është një substancë që shkakton inflamacion dhe një sërë simptomash; nga dhimbja, te mjegullimi i trurit, deri te çrregullimet e shikimit.

Edhe pse jo të gjithë ekspertët e përdorin termin “shkaktar”, dr.Bilchik beson se disa gjendje mund të rrisin gjasat për migrenë. Ndër më të zakonshmet janë gjumi i pakët, dehidratimi, anashkalimi i vakteve, kafeina e tepërt dhe nivelet e larta të stresit. Por një zakon që shumë njerëz e injorojnë dhe që sigurisht mund të kontribuojë në migrenë, është pirja e alkoolit në mbrëmje. Një studim tregoi se më shumë se një e treta e personave që vuajnë nga migrena përmendin alkoolin si një shkaktar të njohur, ndërsa një e katërta e tyre kanë ndaluar së piri plotësisht pikërisht për këtë arsye.

Dr.Bilchik ju këshillon që të pini shumë ujë. Një kompresë e ftohtë në ballë, një shëtitje e shkurtër ose ushtrime të frymëmarrjes gjithashtu mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave. Për disa njerëz, edhe një sasi e vogël kafeine mund të ndihmojë. Marrja e qetësuesve të dhimbjeve pa recetë mund të lehtësojë gjithashtu dhimbjen, por nëse migrena është e shpeshtë, është e rëndësishme kërkoni këshilla nga mjeku juaj.