Bota

Suedi, vidhen kurorat mbretërore

Një bandë hajdutësh vodhën dy kurora dhe një rruzull nga koleksioni i familjes mbretërore të Suedisë. Më pas ata mundën të arratisen me një motobarkë pas plaçkitjes. Grabitësit thyen xhamin e qelqtë në një katedrale, ku ruheshin dy kurorat dhe rruzulli që prej shekullit të XVII, sende të Mbretit Karl IX dhe bashkëshortes së tij, Mbretëreshës Kristina. Deri më tani nuk është identifikuar asnjë i dyshuar i mundshëm.