I shumëkërkuari i drejtësisë Suel Çela, ka ankimuar nga arratia masën e parë të sigurisë “arrest në burg”, e cila u vendos në maj të vitit 2023 në Gjykatën e Posaçme pas operacionit “Plumbi i Artë”.
Dy javë më parë GJKKO caktoi një tjetër masë sigurisë “arrest në burg” ndaj tij, si kreu i një organizate kriminale, ku akuzohet për krime të shumta.
Seanca e sotme për masën e sigurisë do zhvillohet në orën 13.00 në Gjykatën e Posaçme. Çela, i njohur ndryshe si Marjus Lula, u shpall në kërkim pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.
Referuar deklarimeve të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, SPAK e akuzon Çelën si porositës të vrasjes së biznesmenit Lulëzim Masha dhe të Elton Kilës.
Javët e fundit, grupi i Suel Çelës u godit sërish nga SPAK, i cili thotë se ka zbuluar tentativën e vrasjes së Ardian Çapjes me snajper, si dhe disa ngjarje të tjera kriminale, mes tyre edhe tentativat për të trafikuar kokainë nga Amerika Latine.