Kandidati presidencial, lider sipas sondazheve të fundit në Brazil, Jair Bolsonaro humbi rreth 40 për qind gjak, pas përpjekjes së dështuar për vrasjen e tij në një sulm me thikë. Politikani i ekstremit të djathtë u sulmua gjatë një mitingu elektoral. Kandidati kontrovers fitoi mbështetje për qëndrimin e tij të ashpër kundër krimit, por irritoi njëkohësisht shumë vetë në Brazil me komentet e tij raciste dhe homofobike.