Takimi me familjen e partnerit është një moment kyç në çdo marrëdhënie dhe shpesh shoqërohet me emocione të forta – që nga entuziazmi deri te stresi.
Pyetje si: “A do t’ju pëlqejnë?”, “A do të ndiheni rehat?” apo “A do të bëni figurë të mirë?” janë të zakonshme në këto situata.
Megjithëse nuk mund të kontrolloni çdo rrethanë, disa veprime të thjeshta mund të ndihmojnë në ndërtimin e një atmosfere pozitive dhe të ngrohtë që favorizon një marrëdhënie të shëndetshme me familjen e partnerit. Disa këshilla praktike për ta kaluar me sukses këtë takim:
-Ruani distancën fizike: Mbështetja e tepërt te partneri ose gjestet shumë intime në prani të familjes së tij mund të krijojnë siklet, veçanërisht për prindërit.
-Shmangni temat e debatueshme: Edhe nëse keni qëndrime të forta politike apo sociale, takimi i parë nuk është momenti për t’i shfaqur. Fokusi duhet të jetë tek njohja dhe komunikimi pozitiv.
-Kufizoni pijet alkoolike: Edhe nëse atmosfera është festive, një gotë është më se e mjaftueshme për të ruajtur etikën dhe qetësinë.
-Tregoni sjellje të këndshme dhe të qetë: Simpatia dhe mirësjellja janë çelësi për të fituar zemrën e familjes së partnerit. Sjelljet e rezervuara ose të ftohta mund të mos interpretohen mirë.
-Lini celularin mënjanë: Gjatë darkës apo bisedës, përqendrimi te njerëzit përreth është shenjë respekti. Të jeni të pranishëm në moment ka më shumë vlerë se çdo mesazh në telefon.
Duke ndjekur këto këshilla, takimi me familjen e partnerit mund të kthehet në një përvojë pozitive dhe një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjes suaj.