Igli Tare është gjithmonë e më pranë postit të drejtorit sportiv të Milanit ndërsa gazeta prestigjioze sportive italiane, “Gazzetta Dello Sport”, bën të ditur se ai do të takohet brenda 48 orëve të ardhshme me administratorin kuqezi Xhorxho Furlani. Palët do të zhvillojnë një takim për një akord të mundshëm mes palëve, por së pari duhet të dinë kushtet që kërkojnë.
Tema e parë për të trajtuar është trajneri. Nëse Milani arrin të sigurojë një vend në Champions, Serxho Konseisao nuk do të qëndrojë dhe kështu drejtori i ri sportiv, në marrëveshje me përfaqësuesit e tjerë të klubit, duhet të tregojë një listë të trajnerëve të mundshëm.
LEXO EDHE: Legjenda Shevçenko: I mërzitur nga rezultatet, ja çfarë i mungon Milanit
Sipas vlerësimit të Igli Tares, në vendin e parë qëndron Masimiliano Alegri. Ky i fundit i ka të gjitha karakteristikat që kërkon klubi, përveç kësaj, ai nuk e njeh vetëm Italinë, por di të lëvizë në mënyrë perfekte brenda “Milanelos”. Alegri jetoi aty për katër vjet (2010-2014) me 178 ndeshje dhe 91 fitore (disa prej të cilave çuan te triumfi në kampionatin e vitit 2011 dhe një Superkupë Italie), në total pati edhe 49 barazime dhe 38 humbje. Ai do të kthehej me shumë, shumë dëshirë për t’u ulur në pankinën e kuqezinjve. Kabineti i tij personal i trofeut përfshin pesë tituj të tjerë të Serisë A, po aq Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italis, të gjithë titujt e fituar te Juventusi. I lirë që verën e kaluar pas kthimit në Torino, ai tashmë mund të jetë në shërbim të Milanit.
Përveç trajnerit të ri, drejtori sprtiv duhet të mendojë edhe për merkaton e verës te Milani. Çështja është rinovimi i portierit Majk Menjan dhe mbrojtësit Teo Hernandez, të cilëve ju skadon kontrata në 2026-ën. Te Milani nuk duan tju thonë lamtumirë të dyve njëkohësisht, por duhet të plotësojnë edhe kërkesat e tyre. Gjithashtu duhet vlerësuar edhe reparti i mbrojtjes dhe mesfushës. Tares do ti duhet të paraqesë alternativa për Reijnders, ndërsa dëshiron të qëndrojë Tami Abraham, por për ta mbajtur atë në Milano, do të duhet të negociojë blerjen me Romën, pas vitit në huazim. Gjithçka pritet të jetë më e qartë në ditët në vijim.