Health & Beauty

Tashmë kemi zgjidhjen perfekte për thembrat e çara! Gjendet në kuzhinën tuaj, por çfarë është?

Pas muajve të nxehtë të verës, shumë njerëz përballen me problemin e thembrave të çara – një shqetësim i zakonshëm që përveç pamjes joestetike, mund të sjellë edhe rreziqe për shëndetin, si infeksione bakteriale apo kërpudhore.

Për fat të mirë, një trajtim i thjeshtë dhe natyral mund të ndihmojë në zbutjen dhe rikuperimin e lëkurës së dëmtuar: limoni.

Ky frut i zakonshëm përmban acid citrik, i cili ndihmon në eksfolimin e qelizave të vdekura dhe rigjenerimin e lëkurës.

Metoda është e thjeshtë: priteni një limon të madh në gjysmë, vendoseni mbi thembrat e çara dhe sigurohuni me çorape. Lëreni të veprojë për rreth 30 minuta.

Kjo praktikë, e kryer disa herë në javë, mund të japë rezultate të dukshme.

Për një efekt më të fortë zbutës dhe ushqyes, rekomandohet që pas limonit të përdoren vajra natyralë si ai i ullirit apo kokosit.

Aplikimi i tyre pas dushit, i ndjekur nga vendosja e çorapeve gjatë natës, mund të ndihmojë në rikthimin e lagështirës dhe zbutjen e lëkurës.

Dermatologët theksojnë se kujdesi i rregullt dhe përdorimi i hidratuesve të pasur pas çdo larjeje janë çelësi për të parandaluar dhe trajtuar çarjet në thembra.

Me pak vëmendje dhe produkte natyrale, këmbët mund të rikthejnë butësinë dhe shëndetin e tyre.