Edhe pse jemi në pikun e sezonit turistik, administrata tatimore vijoi kontrollet në të gjithë bregdetin shqiptar. Në total që prej nisjes së aksionit janë inspektuar 6 mijë e 227 subjekte nga të cilat rreth 40% e tyre kanë rezultuar me shkelje. Efektet e dëmeve nga ky informalitet vlerësohen rreth 90 mln lekë.