Gossip Showbiz

Taylor Swift dhe Travis Kelce zyrtarisht të fejuar!

Superylli me 14 çmime Grammy, Taylor Swift, dhe ylli i Kansas City Chiefs, Travis Kelce, janë fejuar zyrtarisht.

Kelce i propozoi Swift në një ambient të hapur, ndërsa çifti e konfirmoi lajmin përmes Instagram-it.

Mësuesja juaj e anglishtes dhe mësuesi juaj i edukatës fizike po martohen

-shkroi Swift në rrjetet sociale.

Romanca e përfolur nisi sezonin e kaluar, kur Kelce e ftoi këngëtaren e “Anti-Hero” të ndiqte ndeshjen kundër Bears në shtator. Marrëdhënia e tyre u forcua gjatë playoff-it, kur Swift festoi në fushë me Kelce pas fitores ndaj Ravens në finalen e konferencës AFC në Baltimore.

Në “Super Bowl”, Swift tërhoqi vëmendjen globale, duke udhëtuar nga Tokio për të mbërritur në Las Vegas në kohë për ndeshjen.

Ajo u pa duke festuar me miq të njohur si Blake Lively, Ice Spice dhe Lana Del Rey, ndërsa qëndronte pranë nënës së Kelce, Donna, kur ai ngriti lart trofeun Lombardi pas fitores 25-22 ndaj 49ers.

Në një intervistë për “Time”, Swift pranoi se lidhja kishte nisur përpara se ajo të shfaqej për herë të parë në stadium.

Gjithçka filloi kur Travis më përmendi në podcast-in e tij, gjë që më duk shumë ‘metal’. Filluam të dilnim menjëherë pas kësaj, ndaj kishim kohë të njiheshim privatisht. Kur shkova në atë ndeshje të parë, ne tashmë ishim çift. Disa mendojnë se ajo ishte takimi ynë i parë, por s’do të ishim aq të çmendur sa ta bënim publike që në fillim

-tha Swift.

Swift dhe Kelce që atëherë nuk e kanë fshehur dashurinë e tyre, duke u shfaqur në dalje publike dhe nëpër rrjete sociale. Kelce udhëtoi deri në Argjentinë për ta mbështetur gjatë turneut “Eras Tour” në 2023.

Më 12 nëntor, Swift ndryshoi vargjet e këngës së saj “Karma” duke iu referuar Kelce:

Karma është djali te Chiefs, që vjen drejt e tek unë