Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk e kisha parashikuar…”/Travis Kelce zbulon detaje rreth fillimit të lidhjes së tij me Taylor Swift!

Ylli i Kansas City Chiefs, Travis Kelce, ka folur hapur për fillimet e lidhjes së tij me këngëtaren Taylor Swift. Konkretisht, në “The Pat McAfee Show”, Kelce tha se ata u takuan disa javë para se Taylor të vinte në lojën e tij në shtator të vitit të kaluar. “Ne e njihnim njëri-tjetrin për rreth një muaj në atë kohë”-tha Kelce. Edhe pse ai e ftoi në ndeshje vetëm tre ditë më parë, Taylor pranoi menjëherë.

Kelce theksoi se sa shumë do të thoshte për të mbështetja e saj dhe kalimi i kohës me familjen dhe miqtë e tij në ndeshje. “Më pëlqen kur Taylor vjen, më mbështet dhe e shijon lojën. Ka qenë një vit i jashtëzakonshëm, me të vërtetë nuk mund ta kisha parashikuar se do të dilte kështu”0pranoi ai. Ai zbuloi gjithashtu se kishte planifikuar t’i dhuronte Taylor një byzylyk miqësie me numrin e tij mbi të gjatë koncertit të saj në Kansas City.

“Më erdhi keq që nuk mundëm të flisnim para ose pas shfaqjes, sepse ajo duhet të kujdeset për zërin e saj duke pasur parasysh se po interpreton 44 këngë. U zhgënjeva pak që nuk arrita t’i jepja atë byzylyk që e bëra posaçërisht për të”, i tha Travis vëllait të tij në podcast-in “New Heights”. Taylor Swift nga ana tjetër ka konfirmuar publikimin e albumit të saj të 12-të në studio, me titull “The Life of a Showgirl”. 

Rikujtojmë se së fundmi këngëtarja ka paraqitur një kërkesë për urdhër ndalimi ndaj një burri 45-vjeçar, i cili sipas saj është shfaqur disa herë gjatë vitit të fundit pranë shtëpisë së saj në Los Angeles, duke pretenduar se është në një marrëdhënie me të dhe se ajo është nëna e fëmijës së tij. Në dokumentet e paraqitura në gjykatë, si përndjekës i supozuar përmendet Brian Jason Wagner nga Henderson, Kolorado. Sipas një deklarate të këngëtares, të cilën e transmeton NBC, Wagner ka filluar të paraqitet rregullisht që nga korriku i vitit 2024 pranë rezidencës së saj, por është ndaluar çdo herë nga stafi i saj i sigurisë.