Të gjithë bizneset në zonat turistike, të bllokuar nga tatimet mund të ankimojnë në gjykatën administrative vendimin. Aty ka një hapësirë ku mund të vendoset për heqjen ose jo të penalitetit, deri sa çështja të shqyrtohet në themel. Pezullimi për 30 ditë i aktivitetit për restorantet, baret, hotelet dhe resortet e vijës bregdetare, që janë kapur duke kryer evazion fiskal, përkon me kulmin e sezonit turistik dhe për mjaft biznese, është një humbje e madhe.