Celebrities

“Të duash dikë është guxim…”/ Të gjithë i dolën kundër, familjarët e Loredanës bëjnë postimin e veçantë për banoren!

Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4” u organizua një dasmë, me protagonistë Loredanën dhe Jozin. Por ky event festiv u kthye shumë shpejt në “sherrnajë” të madhe mes banorëve.

Pas përfundimit të spektaklit të së martës, tensionet mes banorëve të shtëpisë vazhduan edhe më tej. Gjatë darkës, Jozi ka debatuar me Gjestin, duke e quajtur atë “kopil shkine” dhe duke e kritikuar për moskërkimin e faljes pas incidentit gjatë dasmës së tij dhe Loredanës, gjë që e përjashtoi nga loja.

Ndërkohë, disa orë më parë, familja e Loredanës ka postuar një foto të banores ku shkruhej:

Dashuria dhe forca shpesh shkojnë dorë për dore. Të duash dikë dhe të qëndrosh vetvetja është guxim. Mënyra si flet është pasqyrë e udhëtimit dhe rrënjëve të saj, dhe askush nuk duhet të gjykohet për atë që është. Në një shtëpi si Big Brother, ku çdo gjë analizohet dhe paragjykohet, është e rëndësishme të kujtojmë se diversiteti dhe veçantia janë pasuri, jo arsye për përbuzje. Le të mësojmë të shohim përtej paragiykimeve dhe të respektojmë njerëzit për guximin e tyre.

I ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel pak minuta pasi u përjashtua, Jozi tha se kishte zgjedh krahasim të tepruar, por shtoi se nuk i drejtohej atij drejtpërdrejtë dhe se Gjesti u viktimizua. Ai tha se Kosovën e përfaqëson më mirë ai sesa Gjesti.

Nuk ia thashë aspak personit në fjalë ose me tendencën e asaj historie të rëndë që kemi. Më vjen keq që jam përjashtuar. Me erdhi keq për Lorin, Bonën, Aldon, Danjën. Është krahasim i tepërt e pranoj, por nuk është i drejtuar ndaj Gjestit direkt, por vetëm një njeri pa gjak shqiptari mund ta bëjë këtë dhe që nuk kërkon falje. Ai s’di të kërkojë falje, viktimizohet. Shqiptarët e Kosovës i dua unë më shumë se Gjesti dhe mund të tregojë shembullin më të mirë për ta. Ai që mund t’i përfaqësojë Kosovarët jam unë.