Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha ironizoi në serinë e radhës me video virtuale në rrjetin social Facebook dyshen Rama-Berisha për marrëveshje dhe lidhje mes tyre, duke marrë si referencë edhe kandidimin e kushëririt të parë të ish-kryebashkiakut socialist Elvis Roshi në Kavajë për listat e PD-së më 11 maj.
Basha gjithashtu i drejtohet kryeministrit me pyetjen se “shoku e kishte kërkuar në debat”, duke u kujtuar gjithashtu “bufin e artë dhe bufin e bardhë” si personifikime të tyre.
“Dilni tregojini njerëzve i kujt është Elvis Roshi. Sepse shokun e tretë e keni tek 7×7 = 313”, u shpreh Basha mes të tjerash në video-postim.
Basha i bën thirrje kryeministrit mos ta refuzojë kërkesën e doktorit, e të dalin t’u tregojnë qytetarëve i kujt është Elvis Roshi, i bufit të artë, i bufit të bardhë apo i të dyve. Ai më tej thotë të dalin në debat t’u tregojnë se çfarë i lidh bashkë, apo shoku i tretë i tyre tek vendi, me frazën që tashmë është bërë jehonë.
View this post on Instagram
“O Rame, të paska kërku shoku jot më debat. Dil në debat mo Rame, ti me bufin e artë, ai me bufin e bardhë, të shohin njerëzit çfarë përgjigje do i kthesh pyetjes: i kujt është Elvis Roshi, i joti apo i atij, apo i të dyve bashkë Rame? Dil në debat mo Rame t’u tregosh njerëzve çfarë ju lidh bashkë? Apo fati i shokut të tretë tek vendi. 7×7 = 313, Rame”, shprehet Basha.