E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Xheni Pjetri nga Aiyana Clinic, për të folur për trajtimin më inovativ të lëkurës, që të rinon gati 10 vite, pa pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale…
Një video është bërë virale në rrjet nga transformimi i lëkurës së një zonje, ku duket gati 10-15 vite më e re. Çfarë është trajtimi PLEXR dhe si e shohin pacientët?
Në periudhën gusht, zonja ka ardhur për një konsultë, dëshironte të bënte një trajtim për fytyrën, por diçka shumë natyrale. I bëra një booster në atë kohë dhe sapo e kam parë i kam thënë që të vinte në tetor për të bërë PLEXR, sepse nuk bëhet gjatë verës por në tetor. Jam shumë e kujdesshme për pacientët, është një trajtim që e zotëroj tashmë prej 5-6 vitesh dhe është një ndër trajtimet e mia të preferuara. Në momentin që vjen sezoni, pacientët e mi edhe mund t’i rikontaktoj për t’i pyetur për ecurinë. Kur ka ardhur tetori e kam marrë zonjën në telefon dhe i kam thënë që ka ardhur momenti për të bërë PLEXR. Erdhi, e bëmë procedurën, çdo gjë shkoi shumë mirë, ishte dhe një kujdes nga ana e saj, sepse ka atë periudhën e rikuperimit 7 ditë. Çdo gjë shkoi shumë mirë dhe rezultatet flasin vetë.