Bota Lajmet e fundit Sport

Të veshur me bluzat e Neymar dhe në rradhë për të blerë fanellën e Messit/ PSG po i ndjen “lezetin” 6 herë fituesit të “Topit të Artë”!

Në Francë po përhapet gjithnjë e më shumë batuata se Presidenti Emmanuel Macron nuk është më personi më i rëndësishëm pas ardhjes së Lionel Messit.

Nga dita e djeshme, nisi një epokë e re për futbollin dhe për Messin. Ylli argjentinas tashmë është një lojtar i skuadrës së PSG-së, duke u larguar kështu nga Barcelona pas 21 vitesh nga mbërritja e tij.

6 herë fituesi i “Topit të Artë” mbërriti dje në Paris për të kryer vizitat mjekësore, firmosur kontratën e tij dhe prezantuar sot përpara publikut dhe mediave si lojtari i ri i klubit parizien.

Të gjithë janë të çmendur pas Messit, ku siç duken dhe nga pamjet që janë bërë virale, janë tifozë të shumtë që po mbajnë radhën në dyqanin zyrtar të PSG-së për të blerë fanellën e Leo Mesit me numër 30.