Politikë

Teatri, Basha: Dekretimi nga Meta do ishte grusht shteti

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Lulzim Basha foli sot për “Për Teatrin” dhe sërish akuzoi Qeverinë se interesi i saj janë kullat. Kryedemokrati tha se me shembjen e Teatrit, vidhet prona publike dhe shkatërrohet trashëgimia kulturore. Sipas tij, artistët u manipuluan duke u bindur për firmosjen e peticionit. “Për Bashën, një dekretim i ligjit nga Presidenti Meta do të ishte grusht shteti”. “Nëse i vënë minat bashkëjetesës s’do bëhemi kronikanë. Nëse ata i vënë minat teatrit ne do t’jua vëmë kullave, me ligj”, – u shpreh Lulzim Basha.