Gossip Showbiz

Xheneta Fetahu rrëfen për herë të parë marrëdhënien me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze për çdo gjë…”

Modelja dhe opinionistja e njohur nga emisioni “E Diell” në Top Channel, Xheneta Fetahu, ka ndarë një rrëfim të sinqertë për një pjesë të ndjeshme të jetës së saj private – marrëdhënien me ish-vjehrrën, gjatë kohës që ishte e fejuar.

Në studio, Xheneta tregoi se ka qenë në një fejesë pesëvjeçare, ku për një periudhë të marrëdhënies ka bashkëjetuar me partnerin dhe familjen e tij. Pikërisht në këtë kohë, kanë nisur edhe përplasjet me nënën e ish-partnerit.

Vjehrra ime e kishte shumë të vështirë të pranonte që dashuria për një grua nuk e zëvendëson dashurinë për nënën. Ishte xheloze për gjënë më të vogël

Fetahu pranoi se për ish-të fejuarin situata ishte e ndërlikuar, pasi ndodhej mes dy palëve dhe shpesh nuk dinte si të vepronte. Megjithatë, ajo theksoi se jo të gjitha raportet në atë familje kanë qenë të tensionuara.

Me ish-vjehrrin kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të shkëlqyer. Ai është një njeri me vlera. Edhe sot, nëse takohemi rastësisht, përshëndetemi me respekt dhe mirëkuptim

– u shpreh Xheneta.

Modelja gjithashtu zbuloi se familja e ish-partnerit kishte origjinë turke, çka sipas saj ndikoi në disa paragjykime kulturore dhe vështirësi në ndërtimin e një klime mirëkuptimi në familje.

Rrëfimi i saj u prit me interes të madh nga të ftuarit në studio dhe audienca, duke hapur diskutime mbi rolin e marrëdhënieve familjare në një lidhje dashurie.