Aktualitet

Tentoi të dilte nga Shqipëria, arrestohet 51-vjeçari në kërkim!

Shërbimet e Policisë Kufitare në Han të Hotit arrestuan një 51-vjeçar, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Ai u kap në tentativë për të dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, teksa ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”. Shtetasi F.H., 51 vjeç, banues në fshatin Vrakë, ishte shpallur në kërkim pas një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër. Ai akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Pas arrestimit, iu dorëzua strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër për vijimin e veprimeve procedurale.

Njoftimi i policisë:

PKK Hani i Hotit

Kontrolle intensive nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim.

Tentoi të dilte nga Shqipëria ndërkohë që ishte në kërkim, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, 51-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në pikat e kalimit kufitar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, u kap në dalje të RSH-së, në PKK Hani i Hotit, shtetasi F.H., 51 vjeç, banues në fshatin Vrakë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

51-vjeçari iu dorëzua DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.