Aktualitet

Tentoi të dilte nga Shqipëria me cannabis, arrestohet një malazez!

Në Hanin e Hotit, policia kufitare arrestoi një shtetas malazez që tentoi të dilte nga Shqipëria me një sasi cannabis-i me vete. Nga kontrolli, efektivët i gjetën dhe i sekuestruan 1 kg bimë narkotike, që iu sekuestrua bashkë me automjetin dhe një celular.

PKK Hani i Hotit

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me lëndë narkotike me vete, vihet në pranga një 38-vjeçar nga Mali i Zi. Sekuestrohet rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis sativa, automjeti dhe 1 celular.

Në vijim të punës intensive që po kryhet nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në bazë të analizës së rriskut u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, automjeti me drejtues shtetasin Anton Donovic.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit gjetën rreth 1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Në lidhje me këtë rast u njoftuan Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, të cilët në përfundim të veprimeve të para procedurale bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 38 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.