Sport

Tërmet në Milano! Inzagi vendos të largohet nga Interi pas ofertës marramendëse, nuk pyet për finalen e Champions

E bujshme! Simone Inzagi do të jetë trajneri i ri i Al Hilal. Në Arabinë Saudite e bëjnë të kryer marrëveshjen mes palëve, që e largon 49-vjeçarin nga Interi.

Trajneri italian mesa duket nuk ka pyetur as për finalen e Champions, duke pranuar ofertën marramendëse. Inzagi pritet të përfitojë 25 milionë euro në sezon.

LEXO EDHE: “FIFA Club World Cup” LIVE & EKSKLUZIVISHT në DigitAlb nga 14 Qershori!
Kontrata do të jetë e vlefshme deri në vitin 2027. Inzagi nuk do të ketë kohë për pushime, pasi Al Hilal luan në Botërorin e klubeve.

Tek Interi ndërkohë largohet edhe pse kishte një tjetër vit kontratë. Ndeshja e lamtumirës do të jetë ajo me PSG-në në finalen e Champions-it, pikërisht më 31 maj.  Lajmi nuk mund të kalojë pa ndikuar psikologjikisht te ekipi zikaltër, edhe pse një finale Championsi e fituar, është ëndrra e secilit prej lojtarëve.

LEXO EDHE: Inzagi kujton ende finalen e humbur ndaj Mançester Sitit: Interi meritonte më shumë, të paktën… shtesat

Trajneri largohet pas një cikli fitimtar, pavarësisht si do të shkojnë gjërat në Mynih dhe po kështu, pavarësisht faktit që titulli kampion në Serie A, u iku nga duart në ndeshjen e parafundit. Si timonier i Interit fitoi 1 titull në Serie A, dy Kupa të Italisë dhe tre Superkupa.